Impiantet e plehrave në Shqipëri, PD kërkon arrestime të personave me përgjegjësi politike

0
Impiantet e plehrave në Shqipëri, PD kërkon arrestime të personave me përgjegjësi politike
Gjigandi

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku ka disa kërkesa shtesë ndaj Prokurorisë së Posaçme SPAK, pas vendimit të këtij institucioni për arrestimin e 9 personave në lidhje me aferën e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

Pas urdhër arresteve të SPAK-ut për çështjen e inceneratorëve, Tabaku, Kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, thotë se SPAK duhet të kërkojë arrestimin e personave me përgjegjësi politike, si Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.

“Kushdo që ka qenë i interesuar për aferën, sot ka pasur një zhvillim të ri, i cili parë në drejtimin e punës së Komisionit është shpresëdhënës por jo i mjaftueshëm. Në gjykimin tonë kemi pasur një hap para në hetimin e inceneratorëve, por ky hap nuk është i mjaftueshëm”.

Tabaku theksoi se hetimet nuk duhet të ndalen derisa të prangosen personat me imunitet politik. Ajo apeloi që dosjet e tre inceneratorëve të hetohen në mënyrë të përbashkët në një çështje.

“Ministria e Financave ka lejuar që të dorëzojë 20 milionë euro paradhënie për punë të pakryera të cilat kanë përgjegjës Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin”, u shpreh Tabaku.

RonaTyra

Tabaku tha se hetimet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit duhet të trajtohen në mënyrë të përbashkët, pasi janë të ndërlidhur.

“Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushtetit politik dhe të kryejë detyrën për të cilën PD e ka votuar”, u shpreh ajo.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu