Iku edhe Luli, ish futbollist i skuadrës me renome në Kosovës! 

0
Gjigandi

Qamil Luli sot ka ndërruar jetë. Ish futbollisti i Lirisë nga Prizreni, me të cilën skuadër një periudhë ka luajtur në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes. Luli ka qenë bashkëlojtarë me Rexhep Gaxhollin, Behajdin e Bedridin Gjinalin, Erdogan Celinën,  Skënder Shengylin, Edmond Tomiqin etj.    

“Ndërron jetë Qamil Luli. Të shtunën në mesditë, në Helsinki, në moshë 64-tër vjeçare, ka ndërruar jetë Qamil Luli. I ndjeri ka qenë futbollistë i KF Liria, gjenerata e viteve 80-ta.

Viteve të fundit ka jetuar në Finlandë, ku dhe pas një sëmundje të shkurtër (hemoragji) ndërroi jetë.

Ai, do të mbetet në kujtesën e adhuruesve të KF Liria si një futbollistë cilësor, trajner e sportist i vyer.

RonaTyra

Bordi i KF Liria, trajnerët e stafi shprehin ngushëllimet e thella për familjen Luli, me rastin e humbjes së jetës, të anëtarit të tyre.
Ndryshe, Qamil Luli është babai i Driton Lulit, aktualisht trajner i kadetëve të KF Liria”, shkruan në faqen e KF Lirisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu