Idris Elba dhe bashkëshortja e tij duken të mahnitshëm në Festivalin e Filmit në Kanë gjatë premi…

0
Idris Elba dhe bashkëshortja e tij duken të mahnitshëm në Festivalin e Filmit në Kanë gjatë premi…
Gjigandi

Idris Elba dhe gruaja e tij, Sabrina, ishin çifti perfekt teksa u ngjitën në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij “Three Thousand Years of Longing” në Festivalin e Filmit në Kanë të premten.

Aktori, 49 vjeçar, kishte një figurë të mahnitshme ndërsa iu bashkua bashkëshortes së tij magjepsëse Sabrina, 32 vjeçare, e cila mahniti me një fustan të bardhë Tony Ward Couture që binte në sy.

Çifti në fjalë ishin të shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të filmit dhe secili prej tyre kishte bërë përzgjedhje të mrekullueshme për paraqitjen në tapetin e kuq.

Idris Elba dhe gruaja e tij (Foto: Shutterstock)

RonaTyra

Aktorja britanike, Tilda Swinton, gjithashtu dukej në formë të mirë në një fustan të zi me dekolte blu e take të zeza.

Sipas IMDb, filmi flet për një ‘grua britanike të vetmuar’ e cila ndeshet me një xhind gjatë një udhëtimi në Stamboll.

Filmi është shkruar dhe drejtuar nga regjisori i “Mad Max”, George Miller, dhe ka një buxhet prej rreth 60,000,000 dollarë amerikanë.

Idris Elba dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, eventi ndërroi tërësisht kur në tapet të kuq u shfaq një grua tërësisht e zhveshur me një mesazh në trup.

Protestuesja e paidentifikuar kishte bërë një shkrim mbi trupin e saj me ngjyrat e flamurit të Ukrainës dhe me fjalët ‘Mjaft na përdhunuat’.

Sabrina (Foto: Shutterstock)

E njëjta u raportua se kishte edhe ngjyrë të kuqe gjaku në pjesën e poshtme të shpinës dhe këmbëve.

Lufta në Ukrainë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve në Festivalin e Kanës, marrë parasysh që kishte edhe disa filma nga regjisorët ukrainas.

/abc24.al/

Idris Elba dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu