Ibrahimaj: Rritja e çmimeve në Shqipëri do të vazhdoj edhe vitin tjetër, inflacioni parashikohet …

0
Ibrahimaj: Rritja e çmimeve në Shqipëri do të vazhdoj edhe vitin tjetër, inflacioni parashikohet …
Gjigandi

Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha sot se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike do të vazhdojnë edhe pas 2022.

Në një konferencën për shtyp të publikuar në rrjetet sociale, Ibrahimaj deklaroi se përveç bordeve për kontrollin e çmimit të karburanteve, të produkteve ushqimore, si miell, sheqer, oriz dhe vajin e lulediellit, do të ngrihet edhe bordi për çmimin e inputeve bujqësore.

Ibrahimaj theksoi se sipas skenarëve më pesimiste do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.

“Për sa i përket treguesve për 2 muajt e parë të vitit të ardhurat janë rritur 26 për qind krahasuar me janar-shkurt 2021 apo 18.1 miliardë lekë [147 milionë euro] më shumë. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1.9 miliardë lekë [15.4 milionë euro] për të ardhurat”, ka shtuar Ibrahimaj.

Sipas ministres, inflacioni në muajin shkurt prej 3.9 për qind është më i ulëti se vendet e rajonit. Ajo ka shtuar se shtetet e rajonit janë ndikuar më tepër nga kriza e ofertës që vitin e kaluar, ndërsa kërkesa ka qenë më e lartë.

RonaTyra

“Në Shqipëri çmimet e energjisë kanë qenë më të kontrolluara, për këtë arsye inflacioni ishte më i ulëti në rajon. Shifra më shqetësuese ka qenë inflacioni 6.9 për qind e shkurtit për çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. Në muajit në vijim të pësojë rritje, dhe për këtë korrigjuar”, ka thënë Ibrahimaj.

Rritja ekonomike do të jetë 3.2 për qind nga 3.5 për qind e parashikuar dhe inflacioni vjetor do të shkojë 4.5 për qind, Ibrahimaj shtoi.

“Kemi shkurtuar 9.8 miliardë lekë [79.6 milionë euro] investimet publike dhe kemi shkurtuar shpenzimet operacionale për të mundësuar financimin e paketës të rezistencës sociale. Nga ana tjetër ka 20 miliardë lekë [162.5 milionë euro] alokim nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët dhe biznesin e vogël”, tha Ibrahimaj.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu