Në një intervistë për “SportWeek”, siç raportohet në një përmbledhje të “La Gazzetta dello Sport” këtë mëngjes, Zlatan Ibrahimovic foli për konfrontimin e famshëm që pati në Milano, disa javë më pare, me drejtorin e kuqezinjve, Ivan Gazidis.
Këto janë deklaratat e suedezit: “Unë fola për veten time dhe për ekipin, ishte një konfrontim i domosdoshëm mendimesh dhe qëndrimesh. Nuk ishte me qëllim të keq.
Thjesht kërkova shpjegime për të ardhmen, të dija diçka për të ardhmen time dhe të Milanit. Unë thashë që kjo skuadër nuk është Milani im i shkëlqyeshëm. Kjo është e vërtetë. Sidoqoftë, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi edhe në këtë situatë. Deri në fund. Ibra është aty, Ibra mendon për këtë. Unë duhet të jem aty, ose ju do të humbni tifozët”.
Kur u pyet për një koment mbi Ralf Rangnick, i cili do të vijë në stolin e Milanit si trajner dhe drejtor teknik, Ibra u përgjigj në mënyrën e tij: “Kush është Rangnick?! Nuk e di kush është ky”.