Një deklaratë e drejtorit të Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Alaj, padyshim se ka dridh shumë sporte të Kosovës, që kanë pritur të paktën një pako emergjente ndihmë financiare nga Ministria e Sportit.
Në deklaratën e tij, që e ka transmetuar faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës, bëhet e ditur se ka shumë pak shpresa për 5 milionëshin e MKRS-së.
Në pikën e fundit të Rendit të Ditës “Të Ndryshme”, u diskutua për 5 milionëshin e premtuar nga pakoja fiskale e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila sipas propozimit do t’i ndahet sportit, kulturës dhe rinisë.
Në këtë pikë, sqaroi se pakoja fiskale e propozuar nga Qeveria në detyrë, ka pak gjasa të realizohet, pasi ndodhemi në një periudhë ku veprimet ligjore na kufizojnë dhe se vendimi për këtë duhet të merret në Kuvendin e Kosovës.
“MKRS sipas memorandumeve me organizatave sportive, të cilat janë të licencuara në MKRS-së ka kryer obligimet 2019 dhe MKRS ka filluar nënshkrimin e Memorandumeve në pajtueshmëri me Buxhetin e rregullt sipas kategorizimit të sporteve, sportisteve dhe trajnerve të bëjë ndarjen sipas procedurave te poentimt pagesat TM1, pra ku si institucion kemi ndërmarrë veprime duke realizuar obligimet e vitit 2019 ndaj organizatave sportive, ashtu siç kemi përgatitur Memorandumet që në këtë fazë të mbështesim federatat për administrimin dhe funksionimin e tyre.
Po ashtu në momentin e alokimit te buxhetit në MKRS-së sipas procedurave të Ligjit të Buxhetit 2020, sipas Vendimit të Qeverisë për pakon fiskale, e cila ndryshon strukturen buxhetore të MKRS, duhet të aprovojë Kuvendi i Republikës së Kosovës për mbështetje lidhur me pandeminë COVID 19″, tha Alaj.