IBAS: Revolucion teknologjik në sektorin financiar të Kosovës

0
Gjigandi

IBAS është institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, shërbimin e pagesave, transferit të parasë dhe kredive për pagesa. I pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë.

Përmes IBAS klientët mund të hapin llogari në distancë, pa pasur nevojë të malltretohen nëpër zyra dhe procedura burokratike.

Llogaria e IBAS, kryen të gjitha funksionet e një llogarie bankare përfshirë pranimin e rrogës, pranimin e çfarëdo pagese nga punëdhënësi apo kontraktorët dhe pranimin e çfarëdo transferi parash nga familjarët apo miqtë, kudo në botë.

Përdoruesit e IBAS, mund të iniciojnë pagesa dhe transfere të ndryshme. Mund të paguajnë punonjësit e tyre, të paguajnë furnitorët, faturat e energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, të gjitha llojet e tatimeve dhe kontributeve, gjobat në trafik dhe çdo pagesë tjetër kombëtare e ndërkombëtare.

Përveç kësaj, përdoruesit e IBAS mund të tërheqin mjetet e tyre kurdo që dëshirojnë, ngaIBAS në llogarinë e tyre bankare apo tek një subjekt i autorizuar i IBAS.

RonaTyra

Me IBAS klientët mund të paguajnë në dyqane, kafeteri, restaurante, farmaci, pika karburanti, taxi, auto parkingje apo kudo që shohin logon ose QR kodin e IBAS. Me një fjalë, me IBAS mund të paguani kudo.

Përveç shërbimit te pagesave dhe transferit te parase, të interesuarit mund të marrin edhe kredi për realizimin e pagesave në IBAS.

Ndërsa bizneset me IBAS mund të shndërrojnë telefonat e tyre në aparat për pranimin e pagesave.

Përmes IBAS, vështirësitë dhe kostot e larta për të ju ofruar klientëve pagesat me kartelë, mund të zgjidhen duke i zëvendësuar POS-ët tradicional, me telefonat e mençur. Këtë e mundëson IBAS dhe atë në numër të pakufizuar të pikave të pagesës.

Shkarkojeni IBAS nga Play store apo App Store (së shpejti). Instalojeni dhe fillojeni përvojën me inovacionin më të ri në tregun e Kosovës.

IBAS operon nga tre Qendra të të dhënave në Evropë, të nivelit Tier 4, është në harmoni të plotë me Direktivën Evropiane PSD2 dhe shënimet i enkripton në teknologji dhe metodologji të fundit.

Me IBAS, ne transformuam procesin, ndërsa ju mund të transformoni përvojat tuaja nga të vështira e të ndërlikuara, në të thjeshta e të avancuara.

Vëmendje:
Versioni final i iOS pritet të dalë së shpejti. Kjo për shkakun që Apple edhe më tutje nuk i njeh kompanitë kosovare në cilësi të zhvilluesve dhe publikuesve të aplikacioneve. Ndërsa IBAS Albania është në proces të autorizimit nga Dun & Bradstreet D-U-N-S Number.

Versioni momental në Appstore është version testues, në emër individual dhe nuk është valid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu