I shkaktoi dëm ekonomik me vlerë 24 mijë euro një firme, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

0
Gjigandi

Administratori i firme fasonerie në qytetin e Elbasanit është arrestuar nga policia, pasi tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale e firmës duke i shkaktuar kompanisë një dëm ekonomik me vlerë 24 mijë euro.

Sipas policisë, mallrat e shitura nga 36-vjeçari ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u tregtuar në Itali.

Njoftimi i Policise:

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, si dhe në administrim e trajtim të kallëzimit të një shtetaseje (administratore e të njëjtit subjekt tregtar), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndaluan shtetasin:

-F. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi nga veprimet hetimore të realizuara në administrim të kallëzimit të administratores tjetër të së njëjtës firmë, ka rezultuar se 36-vjeçari ka shitur në mënyrë të kundërligjshme, materiale fasonerie me vlerë 24 000 euro, në pronësi të aktivitetit tregtar që administrohej nga ky shtetas. Mallrat e shitur në mënyrë të kundërligjshme ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u shitur në tregun italian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu