I ngujoi brenda banesës për 6 vite/ Djali i ekstremistit: Nënën e godite me shkop e grushte…

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë lidhje Xherxh Laçin i cili ngujoi familjen e tij për 6 vite, ku akuzohet se ka ushtruar edhe dhunë ndaj këtyre të fundit.

I pyetur në lidhje me ngjarje, një prej djemve të tij S.L., ka rrëfyer se babi i tij ka qenë i dhunshëm ndaj nënës.

Sakaq thekson se babai nuk i lejonte as të dilnin nga banesa dhe se kishin më tepër se 4 muaj pa energji elektrike.

“Që pas kthimit të Xherxhit nga Italia, ai prej 20 vitesh nuk ka punuar me dhe se fundmi ka filluar te ushtroje me shpesh dhe fenë myslimane. Atë e ka praktikuar më shpesh 4 muajt e fundit, ku shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë, ndërsa prej javësh e ka shkëputur nuk ka shkuar me. Asnjeri prej prindërve të tij nuk punon, ai është shume i dhunshëm ndaj mamasë se tij, kundrejt të cilës ka ushtruar shpesh herë dhunë në sy të tyre, duke e goditur me shkop, me shuplaka me grushte, madje mamaja 1 ka treguar se i ka vënë dhe thikën ne fyt. Për sa i përket jetesës, ai nuk i lejon të dalin nga shtëpia pasi I kërcënon, ata jetojnë brenda 4 mureve pa energji elektrike, pasi ia kane ndërprere, dhe ushqehen vetëm kur i çojnë ushqim dhe ua lejnë tek dera familjaret si xhaxha Aliu nga Dibra, gjyshi ose daja I tij”, thuhet në dosje për dëshminë e djalit të mitur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu