Emri/ Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi, kërkohej prej 5 ditësh

0
Gjigandi

Shqiptari Ylli Mera i zhdukur prej 5 ditësh në Greqi është gjetur i vdekur.

Ai humbi gjurmët mesditën e 1 nëntorit në zonën e Arethousa, Selanik. Mediet greke bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur në një zonë pyjore të Arethousa-s, ku kishte shkuar me një 59-vjeçar grek për të prerë dru. Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur për vdekje gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku. Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit. Më pas ai pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij. Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin 51-vjeçarit për të shmangur zbulimin.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu