I ka përfunduar kontrata me Tiranën, 3 klube greke vihen në gjurmë

0
Gjigandi

Uinful Kobina ka qenë një nga lojtarët më të mirë te Tirana këtë sezon, ku nën urdhrat e Egbo ka treguar paraqitje të shkëlqyera.

Ganezit i ka përfunduar kontrata me Tiranën që më 30 qershor, ndonëse vazhdon të jetë pjesë e bardhbluve, të cilët vetëm pak ditë më parë u shpallën kampionë.

Sipas asaj që shkruan “SportsworldGhana”, në gjurmët e sulmuesi janë vënë 3 klube greke, të cilat duan ta bëjnë pjesë të tyre.

Bëhet fjalë për Lamia, Volos dhe Panaitolikos, të cilat e ndjekin prej kohësh Kobinanë dhe do përpiqen ta marrin në ekipet e tyre përkatëse.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu