I injektonte kos dhe sheqer në shiringë në vend të insulinës/ Shërbyesja bën rrëfimin tronditës si vrau 4 persona

0
Gjigandi

Tronditës është rrëfimi i një 45-vjeçareje që vrau një të moshuar për të cilën kujdesej në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit gruaja pranoi se kishte kryer edhe tre vrasje të tjera.

Në dëshminë e parë në polici ajo ka treguar se krimin e parë e kreu 10 vite më parë, kur siç pretendon, i mori jetën një 63-vjeçareje, të cilës i dha ilaçe. Madje ka shkuar edhe në funeralin e saj e veshur me të zeza. Autorja e dyshuar, që u arrestua për vrasjen e 75-vjeçares në Taxiarchis, tha para hetuesve se këtë vrasje e ka kryer pasi kishte dalë nga spitali psikiatrik i Leros.

Viktima e dytë e saj mësohet se është një grua 86-vjeçare, për të cilën ajo kujdesej dy vite më parë për një tarifë prej 650 eurosh. Ajo u tha hetuesve se ishte duke u kujdesur për gruan për rreth një vit dhe se flinin së bashku në dy krevate teke të bashkuar.

Shërbyesja e shtëpisë tha se e moshuara fatkeqe kishte kolit dhe diabet. Kur ajo ndaloi marrjen e pilulave të skizofrenisë, futi kos dhe sheqer ose mjaltë në një shiringë dhe ia injektonte 86-vjeçares në vend të insulinës.

E moshuara u dërgua në spital, por humbi jetën. Autorja pretendoi se nuk kishte ndërmend ta vriste dhe se i dha përzierjen sepse 86-vjeçarja nuk hante sepse ishte e infektuar me koronavirus.

RonaTyra

Viktima e tretë e 45-vjeçares ishte një grua 70-vjeçare që vuante nga demenca, të cilën e kishte dhunuar sepse nuk hante ushqimin e saj. Ajo pretendoi se e kishte rrahur të moshuarën sepse ishte e mërzitur dhe kishte ndërprerë trajtimin për skizofreninë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu