I gjenden në makinë 3.3kg kanabis, arrestohet 19-vjeçari

0
Gjigandi

Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bllokuar një automjet afër Orikumit, i cili dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Pas kontrollit të automjetit tip Opel Corsa është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
The post I gjenden në makinë 3.3kg kanabis, arrestohet 19-vjeçari appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu