Dita e dytë e korrikut ishte tragjike për një familje shqiptare në Itali, që humbi djalin Alfred Voka 37-vjeç.
Aksidenti ndodhi në një kryqëzim në Varese.
Emri është publikuar dje nga mediat italiane. Shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max dhe u përplas nga një “Jeep”.
Ishte makina që i preu rrugën motorit. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.