Sotiraq Beçi, 38-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Korçës.
Sipas policisë, ai është i përfshirë në një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skema”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Sotiraq Beçi (Beci), 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.