Pas gati tre muajsh, bie në pranga autori i dyshuar i atentatit ndaj administratorit të një shkollë private në Tiranë, Lulzim Mashës, ngjarje e ndodhur më 18 janar.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Skerdi Tasi.
I cili akuzohet se qëlloi me armë zjarri drejt automjetit me të cilin udhëtonte Masha.
Si pasojë e të shtënave, nuk u lëndua asnjë person.