I akuzuar për skandalin me inceneratorët/ Apeli i GJKKO lë në burg ish ministrin socialist

0
I akuzuar për skandalin me inceneratorët/ Apeli i GJKKO lë në burg ish ministrin socialist
Gjigandi

Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në burg të ish ministrit socialist Alqi Bllako. Kështu, Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrtoi këtë të shtunë kërkesën e bërë nga ish-deputeti socialist Alqi Bllako për lirimin nga burgu.

Ish-deputeti kishte argumentuar në kërkesën e tij drejtuar gjykatës se nuk ka prova për fajësinë e tij në lidhje me inceneratorët.

Gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi, ka konfirmuar se seanca nisi rreth orës 10:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 12:00. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim dhe në orën 13:00 shpalli lënien në fuqi të vendimit të parë.

Alqi Bllako gjendet në masën e sigurisë arrest me burg për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij si i përfshirë në skandalin e inceneratorëve, ndërkohë kërkohet të gjurmohet edhe pasuria e tij nëse ai ka në emrin e vet apo të familjarëve të vet.

RonaTyra

Prokurorët e çështjes, të cilët kanë lëshuar mandat-arrestin për deputetin e Partisë Socialiste, kanë kërkuar të mësohen pronat dhe llogaritë bankare të të pandehurit dhe të gjithë personave që kanë lidhje me të.

Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për pasuri të tjera, përveç banesës së babait të tij, që konsiderohet si e ardhur nga favorizimet për incineratorin e Fierit por që Bllako e ka mohuar.

HETIMI

Prokurorët e Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë nisur hetimin pasuror ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, i cili gjendet i paraburgosur nën masë sigurie arrest me burg.

Referuar burimeve zyrtare bëhet me dije se krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos po kryhen edhe verifikime për sa i përket pasurisë së tij.

Sipas informacioneve hetimore nën kontrollet e Prokurorisë së Posaçme, përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të të atit të ish-deputetit, në sitën e SPAK janë vendosur edhe llogaritë e tij bankare.

SPAK mësohet se po kryen veprime hetimore, ku sipas burimeve, institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare, ky hap është ndërmarrë për të mësuar nëse disponohen apo jo llogari në emër të Alqi Bllakos.

Gjithashtu, sipas burimeve pranë SPAK, mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tij dhe familjarëve të tij.

HETIMI PASUROR SI PROCEDURË

Hetimi pasuror është duke u kryer edhe për ishministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohet edhe për pastrim parash.

Burime thonë se e njëjta procedurë po procedohet edhe për ish-ministrin, ku për veç sekuestrimit të kantinës së pijeve alkoolike dhe katër pronave, po verifikohen edhe llogaritë bankare të tij e familjarëve të tij. Sipas SPAK për aferën e inceneratorëve ai ka përfituar në formën e ryshfetit rreth 4.9 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu