I akuzuar për 7 vrasje të bujshme/ Sot mbahet seanca ndaj Nuredin Dumanit, masa do t’i jepet në s…

0
I akuzuar për 7 vrasje të bujshme/ Sot mbahet seanca ndaj Nuredin Dumanit, masa do t’i jepet në s…
Gjigandi

Këtë të premte do të zhvillohet seanca gjyqësore nga Gjykata e Elbasanit për dhënien e masës së sigurisë për Nuredin Dumanin, i arrestuar tre ditë më parë.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së sotme, në ambientet e spitalit të traumës në Tiranë. Gjyqtare e çështjes është përcaktuar Matilda Fetau, ndërsa prokurori, Kreshnik Ajazi.

Si u arrestua Nuredin Dumani?

I shumkërkuari Nuredin Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA. E gjitha ndodhi pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dumani u plagos në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe aktualisht po transportohet drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan është larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”. Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”. Bashkë me të, ranë në pranga edhe 5 persona të tjerë të përfshirë, 2 mjekë, një infermier, e dashura e tij dhe një person shoqërues.

RonaTyra

Por kush është Nuredin Dumani?

Ai është emër i njohur në botën e krimit. Dumani është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020. Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do t’u vriste familjarët.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj grupit të Talo Çelës, të akuzuar për dy ngjarje kriminale me 4 viktima. Në gjykim  kaloi dosja për Besian Xhixhan, Enver Divan, Altin Ndocin dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Allën. Kurse për të pandehurit Talo Çela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk ishin arrestuar. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu