Mërgimtarit Blerim Musa nga Vushtrria i është vjedhur vetura e tipit Audi Q7, të martën e 12 prillit, dy ditë pasi erdhi për pushime në vendlindje.
Musa thotë se hyri në një market për të blerë gjëra ushqimore, por kur doli nuk e pa më atë.
Në kërkim u vu edhe policia që doli në vendngjarje që, sipas vushtrriasit, panë edhe kamerat e sigurisë.
Por, edhe tri ditë pas ngjarjes vetura nuk është gjetur ende.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe hetimet po vazhdojnë.
Media kontaktoi edhe me përgjegjësit e marketit dhe me ata të sigurimit, por të njëjtit nuk dhanë shpjegime me arsyetimin se ato i bënë për policinë.