Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit.
Kryetari i degës së PD në Mat, Arjan Lika tha se asnjë nga kandidatët e PD nuk duhet të mërzitet pas humbjes , duke i përgëzuar ata për pjesëmarrjen. Ndërsa thotë se nuk duhet gjuajtur me gurë i pari i shtëpisë (Lulzim Basha), pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme.
“Të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del i pari e kush i fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të benë më pranë njerëzve Nuk duhet gjuajtur me gur të parin e shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një i ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Ai (Berisha) nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim Lulzim Bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por duhet të vazhdojmë fort përpara”,
ka thënë Arjan Lika.
Nga ana e saj, kryetarja e degës 2 së PD në Vorë, Mirilinda Çollaku tha se PS i ka blerë votat.
“Mekanizmi që përdor PS, u sofistifikua çdo ditë. Paguajnë për të sjellë votuesin në votim. Duhet ti bindim shqiptarët që PD nuk është individi, por ajo partia e madhe që ka qenë. Kjo duhet bërë duke folur me njerëzit.”
Pëllumb Seferi, kryetari i degës 8 n ë Vorë tha se ka parë bashkëpunimin Berisha-Rama-Meta dhe bandat dhe se njerëzit ishin të frikësuar, pasi gjithçka ishte e mbyllur.
“Njerëzit kërcënoheshin nëse ishin votues të PD. Përçarja e PD i jepte fitoren PS dhe këtë bënë”,
tha Seferi.
Ndërkohë Xhemal Bushati bën thirrje për bashkim të demokratëve.
Xhemal Bushati:
Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë, administratën, e foltore. Kishim presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush.
Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. I kam bërë thirrje demokratëve të bashkohemi, nuk duhet të ndahemi. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. Duhet ti japim shpresë njerëzve. Ngreje zërin kryetar.