SPANJE – Humb jetën në aksident tragjik ish-lojtari i të rinjve të Barcelonës, Maxi Rolon.
Ai ndërroi jetë bashkë me vëllain e tij binjak Ariel.
Ata humbën kontrollin e veturës “Fiat Punto” me të cilën po udhëtonin në një kthesë dhe u përplasën me një pemë, transmeton media spanjole.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës, në rrugën kryesore midis qyteteve Pujato dhe Casilda në provincën argjentinase të Santa Fe.
Maxi Rolon ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Barcelonës në periudhën e vitit 2010-2016. Rreth këtij rasti ka reaguar edhe klubi i Barcelonës
“Jemi të tronditur nga vdekja e Maxi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prefsh në paqe”,- ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës.