Themeluesi i gjigantit të teknologjisë Huawei po përgatitet për një luftë të dhunshme me çdo kundërshtar që mund ta sfidojë.
Ai këshilloi stafin e tij të ‘ecte me vendosmëri para, duke vrarë kundërshtarët gjatë ktij procesi, për të krijuar rrugën drejt së ardhmes me gjakun e tyre’, në një betejë për supremaci globale.
Këto fjalë të ish inxhinierit të luftës Ren Zhengfei sinjalizuan fillimin e një lufte.
Kjo pasi ai po has vështirësi në bindjen e SHBA për ta lejuar të krijojë rrjetin 5G.
SHBA beson se ky rrjet mund të përdoret nga Kina për të spiunuar përdoruesit.
Por gjithmonë e më shumë vende po lejojnë futjen e këtij rrjeti në përdorim, ndër të cilët mund të bëjë pjesë edhe Britania.
Huawei kërkon të shkëputet kështu nga Pekini për më shumë autonomi.