Arijan Ademi erdhi në Dinamo të Zagrebit nga Shibeniku më 16 qershor të vitit 2010. Dhjetë vite më vonë ai është një nga kapitenët më të suksesshëm në historinë e klubit, me gjithçka që ka fituar duke hyrë në analet e skuadrës së kaltër.
Dinamo pagoi rreth 400,000 euro për 19-vjeçarin e atëhershëm të talentuar, Arijan Ademi. Saktësisht dhjetë vjet më parë, më 16 qershor 2010, Ademi nënshkroi një kontratë me Dinamon. Trajner në atë kohë në Maksimir ishte Velimir Zajec. Ai luajti për Dinamon për herë të parë në ndeshjen zyrtare kundër Rijekës në HNL më 31 korrik të vitit 2010. Mysafirët fituan me 2:1 në Maksimir, me golat Milan Badelj.
Zajec u largua shpejt nga Maksimir, kishte arritur Vahid Halilhoxhiç, i cili pati një ndikim të madh në karrierën e Ademit.
Por jo gjithçka shkoi mirë për Arianin në Maksimir në fillim. Në nëntor 2010, ai doli nga teshatorja. Shumë shpejt u zbulua se ai u përlesh me shokun e tij të skuadrës Ante Rukavina. ‘Ne e pamë mavijosjen e Ademit të nesërmen në stërvitje, por nga sjellja e Ante Rukavina mund të konkludohej se diçka po ndodhte”, thuhej atëkohë.
Përkatësisht, djali nga Shibeniku ishte gjithnjë në humor kur dilte nga teshatoret.
Në vitin 2012, Arijani shkoi si huazim në Lokomotiva të Zagrebit., shkruan mes të tjera gazeta kroate “24sata”. Ai ishte në huazim për gjysmë viti, ai u kthye në Dinamo ku do të bëhet një nga lojtarët kryesorë në vitet e ardhshme.
Shtatori dhe tetori 2015 ishin muaj që Ademi nuk do t’i harrojë kurrë. Dinamo mposhti Arsenalin 2:1 në raundin e 1-të të Champions League.
Ishte mbrëmja e 7 tetorit 2015, dhe Dinamo njoftoi se kishte marrë informatë se Ademi kishte dalë pozitiv pas një testi antidoping pas ndeshjes kundër Arsenalit. Ai u pezullua për katër vjet, por dënimi u ul në mars 2017 dhe Ademi luajti përsëri në tetor të atij viti. Pezullimi i tij u ul nga katër në dy vjet.
Dinamo nuk hoqi dorë nga mesfushori i tyre edhe kur u pezullua. Ata nuk e ndërprenë kontratën e tij, mezi mund të prisnin kthimin e tij në fushë.
Ai ka kontratë deri në vitin 2023, tani është 29 vjeç. Ademi është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë.