Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, janë në pritje të fëmijës së tyre të shtatë së bashku.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, saktësisht Instagram.
Videoja në fjalë shfaq çiftin të emocionuar së bashku me gjashtë fëmijët e tyre: vajzat Maria Lucia Victoria , 13 muajsh dhe Carmen Gabriela , tetë vjeçe, dhe djemtë Rafael Thomas., gjashtë vjeç, Leonardo Angel Charles , pesë vjeç, Romeo Alejandro David, tre vjeç dhe Eduardo “Edu” Pao Lucas , 18 muajsh.
Alec është gjithashtu baba i vajzës 26-vjeçare Ireland Baldwin, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten, Kim Basinger.
Në klip, Hilaria ulet në dysheme, ndërsa Alec bie në gjunjë pranë saj dhe fëmijët e tyre buzëqeshin për kamerën.
“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito do të vijë këtë vjeshtë”, ka shkruar Hilaria krahas klipit.
“Ne ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi përtej të lumtur me këtë befasi. Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve – siç mund ta shihni, ata janë shumë të emocionuar”, vazhdoi ajo.
Lajmet për shtatzëninë e Hilarias vijnë pasi ajo pësoi një abort dhe një humbje shtatzënie në vitin 2019.
/abc24.al/