Hidhen pas mëritë e vjetra/ Berisha i del në mbrojtje Salianjit: Nuk ka bërë asgjë! Publikoi vetëm përgjimet

0
Gjigandi

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji në lidhje me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër përpos se ka denoncuar dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ.

“Salianjit duan t’i marrin mandatin. Kjo përbën një triumf të mafias.ERVIN Salianji si deputet në betejën e tij, denoncoi Agron Xhafën një i kërkuar nga drejtësia italiane sepse ishte i dënuar me 7 vite burg për drogëra të forta. I mbrojtur nga Rama dhe vëllai i tij Fatmir Xhafa, ky trafikant vazhdonte i qetë punën e tij të zezë.

Gazetarë kurajoz faktuan nëpërmjet rregjistrimeve se Agron Xhafa vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës. Ervin Salianji nuk ka bërrë asgjë tjetër veç se ka denoncuar dhe ka publikuar rregjistrimin e gazetarit investigativ. Në një skenar që do të kishin lakmi dhe superfirmat e këtyre mafjeve, Xhafa sillet në Tiranë. Bën padi kundër gazetarit dhe Salianjit sepse i njollosën pastërtinë e tij dhe ditën tjetër prokurorët politikë e nisën për në Itali”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu