Ander Herrera përfundoi një transferim të lirë për t’u bashkuar me gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germain (PSG) pasi kontrata e tij me, Manchester United, skadoi gjatë verës.
Mesfushori spanjoll u bashkua me United nga Athletic Bilbao në vitin 2014, për rreth 36 milionë euro dhe 29-vjeçari nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët francezë.
Kështu Herrera zbuloi se pse u bashkua me skuadrën e Parisit: “Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Old Trafford, mbështetësit e Parisit që ishin të pranishëm ishin thjeshtë të pabesueshëm. Ata kënduan dhe e përkrahen ekipin gjatë tërë ndeshjes. Kjo ishte diçka që me shtyri të bashkohem me ta”, përfundoi Herrera.
Herrera ka qenë pjesë e formacionit të ekipit të Tuchel, por dëmtimet kanë ndikuar keq në formën e tij.