Klubi skocez i Hearts, që në vitin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit skocez, ka liruar nga skuadra plot 15 lojtarë.
Ka qenë vet klubi që në faqen zyrtare ka postuar emrat e atyre që janë larguar dhe atyre që do të largohen në ditët në vijim.
Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Përfaqësuese së Kosovës, Donis Avdijaj.
“Oliver Bozanic, Clevid Dikamona, Jay Nwanze, Brodie Strang, Craig Levein, Austin MacPhee dhe Jack Wilson janë larguar nga klubi pas skadimit të kontratave të tyre”.
“Në ditët në vijim Donis Avdijaj, Daniel Baur, Marcel Langer, Steven MacLean, Alex Petkov, Kelby Mason, Dean Ritchie, Rory Currie, Ryotaro Meshino, Joel Pereira dhe Toby Sibbick do të largohen nga klubi, po ashtu pas skadimit të kontratave ose marrëveshjeve të huazimit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Avdijaj kishte kontratë për gjashtë muaj me klubin, pas largimit nga Trabzonspor.