Hearn: Ne nuk duam të zhvillojmë një sfidë me Wilder

0
Gjigandi

Sfida midis Deontay Wilder dhe Anthony Joshua, dy prej boksierëve më të mirë të peshave të rënda, nuk ka asnjë shans që të zhvillohet në të ardhmen. Disa herë palët iu afruan marrëveshjes, për një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në këtë Divizion, por asnjëherë nuk u gjet konsensusi.

Sipas Eddie Hearn, promotori i Joshua, tashmë nuk ka asnjë mundësi që ky duel të zhvillohet në të ardhmen. Sipas tij, Deontay Wilder është një boksier i mbaruar, pas humbjes që amerikani pësoi ndaj Tyson Fury në shkurt të këtij viti.

“Unë e këshilloj që ai të hapë krahun, pasi nuk ka më se çfarë t’i japë këtij sporti. Ai dëshiron të zhvillojë edhe sfidën e tretë me Fury, por me ne i ka mbyllur të gjitha lidhjet.

Ne nuk duam të zhvillojmë një sfidë me Wilder edhe sikur ta fitojë duelin e tretë me Fury. për ne ai është i mbaruar, një kapitull i mbyllur”, tha Hearn.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu