Haziri e Dumoshi nënshkruajnë memorandumin për rikonstruimin e Stadiumit, kosto 4.6 milionë euro

0
Gjigandi

Komuna e Gjilani do të bëhet me stadium të kategorisë 4 të UEFA.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë nënshkruar sot memorandumin për rikonstruimin e stadiumit të qytetit në Gjilan.

Sipas planit të ri, stadiumi në Gjilan do të kthehet në një stadium që plotëson kushtet e kategorisë së 4 në UEFA.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Zyrës për Informim të Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për mbështetjen financiare të projektit “Rikonstruktimi i Stadiumit të Gjilanit, Kategoria e IV”, projekt i cili do të implementohet gjatë viteve 2020-2022.

RonaTyra

Investimi të MKRS’së në Gjilan në këtë projekt kap shumën prej 4.6 milion euro, në rindërtimin e stadiumit të qytetit.

Kryetari Haziri e ka falënderuar ministren Dumoshi për përkrahjen, duke thënë se vazhdimisht MKRS dhe komuna e Gjilanit kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer duke rezultuar me investime që kanë qenë në dobi të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Ministrja Dumoshi tha se nëpërmjet këtij memorandumi që kanë nënshkruar sot, i është hapur rrugë standardizimit të stadiumit të qytetit të Gjilanit konform kritereve evropiane.

“Që nga marrja e detyrës, jam interesuar që të shqyrtoj projektet

sipas prioriteteve dhe duke pasur parasysh këtë fakt, kemi marrë përsipër të iniciojmë projektin për të cilin nënshkruam sot memorandumin me kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri, e që do të konkretizojë me një stadium të mrekullueshëm të qytetit. Si MKRS, ndjehemi jashtëzakonisht të kënaqur që po u mundësojmë një hapësirë moderne e me standarde sportistëve të Komunës së Gjilanit,”, tha Dumoshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu