Talenti i Liverpool, Harvey Elliot, mund të vendos një rekord të ri në kampionatin elitar të futbollit anglez.
Anëtari i Liverpool mund të bëhet lojtari më i ri që ka fituar një titull të Premierligës. Skuadra është shpallur kampione, por lojtari duhet të regjistrojë edhe tri paraqitje të tjera.
Deri më tani, më i riu që ka fituar Premierligën është Phil Foden, me 17 vite e 350 ditë.
Elliot është aktualisht 17 vjeç, kurse sa i përket ditëve pritet të shihet se kur do të kompletojë paraqitjet, gjithnjë nëse Klopp i jep mundësinë.
Duke pasur parasysh se Klopp u jep shumë hapësira lojtarëve të rinj, me shumë gjasë Elliot do të jetë më i riu që fiton një Premierligë.