Hapet loja/ Pas Zani Çaushit, kërkon lirimin dhe Gaxhai i famshëm i Vlorës

0
Gjigandi

Pas Zani Çaushit lirimin nga burgu e kërkon dhe i forti tjetër i Vlorës, Gazmend Brakaj, i njohur ndryshe me pseudonimin Gaxhai.

Brakaj drejtonte një bandë e cila kishte konflikte me bandën tjetër të Zani Çaushit në Vlorë, i cili po ashtu kërkonte dje uljen e dënimit.

Kujtojmë se Brakaj vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. “Gaxhai” i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi në masën 90 ditore.

Kërkesa është depozituar në 6 mars 2020 dhe në datën 8 korrik 2020, gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka vendosur të pushojë gjykimin për uljen e dënimit të “Gaxhait”, për shkak se nuk ishte paraqitur avokati i tij mbrojtës.

RonaTyra

Brakaj ka dy dënime përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” i ka bashkuar në një të vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu