Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj i cili momentalisht gjendet në huazim të klubi turk Kasimpasa, ka folur rreth të ardhmes së tij.
Hadergjonaj i cili ka edhe një vit kontratë me Huddersfield United është shprehur se është i lumtur në Turqi, por se po diskuton me klubin anglez për ta bërë një zgjedhje optimale për të ardhmen e tij.
“Kam edhe një vit kontratë në Angli. Do të shohim çka do të ndodhë.
Jam i lumtur këtu dhe klubi e di këtë. Ata ma dhanë mundësinë dhe unë jam munduar ta jap më të mirën. Klubi e di çfarë mund të ofroj dhe jam i lumtur. Siç e thash kam edhe një vit kontratë me Hudderfieldin, duhet të punojmë së bashku me ta që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për mua. Do të shohim çfarë do të ndodhë në këtë afat kalimtar” deklaroi Hadërgjonaj për TRT Spor.