Man. Siti gëzon një epërsi 1:2 nga ndeshja e parë e luajtur në ‘Santiago Bernabeu’, por këtë epërsi skuadra e Pep Guardiola duhet ta ruajë në ‘Etihad’. Trajneri katalan, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij nuk duhet të ketë motivim shtesë për këtë ndeshje, pasi vet kundërshtari motivon mjaftueshëm.
“Ajo që unë dua është të bëjmë lojë të mirë.
Është finale. Për ne, për Madridin, është finale. Plani është të luajmë pa gabime dhe të luajmë siç dimë ne. Motivimi është të ecim përpara, t’i vërtetojmë vetes se mund të bëjmë ndeshje të mirë dhe të mposhtim Real Madridin. Kjo është e vetmja që mund të bëjmë. Kjo ndeshje ka të bëjë me dëshirën. Është Real Madridi. Ne i dimë kualitetet që ata kanë në të gjitha repartet.
Lojtarët e njohin Evropën. Nuk është e nevojshme t’u them lojtarëve të mi diçka speciale “, ka thënë mes tjerash Pep Guardiola.