Guardiola, pas fitores 4:0: Lojtarët e Liverpoolit s’ishin të alkoolizuar

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, insistoi se lojtarët e Liverpoolin shkuan në stadiumin Etihad “pa birra në gjak” në ndeshjen të cilën e fituan Citizens me rezultat bindës 4:0.

Manchester City ia bëri gardën e nderit Liverpoolit para se të niste ndeshja në stadiumin Etihad, për nder të triumfit të parë të Liverpoolit në ligë në 30 vjet.

Kevin de Bruyne e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes nga pika e penalltisë, para se Sterling ta finalizonte një kundërsulm të shpejtë për ta dyfishuar epërsinë pas vetëm rreth 30 minutave lojë.

Phil Foden e shënoi golin e tretë për nikoqirët, duke e mposhtur portierin e Liverpoolit, Alisson, pas një bashkëpunimi të mirë në një aksion me De Bruynen.

City vazhdonte të kërkonte gola edhe më tutje në pjesën e dytë të ndeshjes dhe Sterling mengoi se e kishte shënuar golin e tij të dytë në minutën e 66-të, megjithatë goditja e tij u devijua nga Alex Oxlade- Chamberlain, i cili e mori meritën e golit si autogol. Ndërsa, një gol i vonë nga Riyad Mahrez u anulua nga VAR për shkak të një prekjeje të topit me dorë nga ana e Foden.

RonaTyra

Ndeshja përfundoi me rezultat 4:0, por epërsia mund të kishte qenë edhe më e thellë shkaku i numrit të madh të rasteve të mira të krijuara nga djemtë e Pep Guardiolës, i cili nuk beson se skuadra e tij u përball me një Liverpooli të papërqendruar.

“Ne e mposhtëm kampionin, një skuadër të mrekullueshme. Ne patëm guxim të luajmë, ata kanë guxim të luajnë. Mua më pëlqen skuadra ime në çdo ndeshje. Ne tentojmë të luajmë futboll, të marrin rreziqe. Liverpooli është skuadra më e mirë në presing të lartë me të cilën jam përballur”, ka thënë Guardiola.

“Unë e pashë gardën e nderit, e pashë sa të fokusuar ishin. Ata as nuk na thanë faleminderit, aq të përqendruar ishin. Ata pinë shumë birra këtë javë, mirëpo erdhën këtu pa asnjë birrë në gjak. Për këtë i përgëzoj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu