Guardiola është i përgatitur të shohë zhvendosjen

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i përgatitur të shohë zhvendosjen në një vend tjetër të ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

City kishte arritur të befasojë Realin në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” duke i mposhtu me rezultat 2-1. Ndeshja kthyese pritej me interesim të madh, por pandemia e koronavirusit ka bërë që ndeshjet dhe futbolli të jetë i pezulluar për më shumë se tre muaj.

Tashmë janë rikthyer kampionatet evropiane të futbollit, ndërsa pas përfundimit të tyre pritet të rikthehen edhe ethet e Ligës së Kampionëve.

UEFA konfirmoi se ndeshjet do të zhvillohet në 7 ose 8 gusht, por Cityt  mund t’i duhet të luajë ndeshjen kthyese diku tjetër dhe jo në “Etihad”.

“Ne do të përshtatemi me ato që thotë UEFA. Është një situatë e jashtëzakonshme tani në të gjithë botën, jo vetëm në futboll. Nëse UEFA thotë se ne do të luajmë diku tjetër për situatën e shëndetit dhe sigurisë, atëherë do të ndjekim udhëzimet e tyre”, ka thënë fillimisht Guardiola.

RonaTyra

“Ne do të dëshironim të luanim në Stadiumin Etihad, por nëse UEFA vendos të transferohet në një vend tjetër për të luajtur për sigurinë dhe shëndetin e të gjithë neve dhe lojtarëve të Madridit dhe stafit, ne do të përshtatemi me ato që thotë UEFA”, ka shtuar Guardiola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu