Situata e re politike nuk po e pengon aspak Kosovën për marrjen e hapave konkret drejt rifillimit të dialogut me Serbinë.
Pas largimit të Presidentit, Hashim Thaçi nga ekipi negociator, Kryeministri, Avdullah Hoti para ekzekutivit tregoi se janë në proces të formimit të delegacionit të ri shtetëror para caktimit të datës së re në Washington.
“Në rend dite kemi një vendim të rëndësishëm.Pavarësisht zhvillime dialogu nuk ka alternativë, ne duhet të tregojmë përkushtim dhe gatishmëri që si shtet të hyjmë në këtë proces. Kosova është e përgatitur për këtë proces dhe për këtë kanë bërë një punë të madhe edhe Qeveritë tjera. Tani do ta bëjmë një delegacion tjetër për ta përfaqësues Kosovën në këtë proces”, tha Hoti.
Ndërsa Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj propozoj krijimin e Këshillit të Ekspertëve për Dialog që do të funksionoj në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ky këshill do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror i cili në bashkëpunim me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm do të ofroj analiza dhe dokumente faktike për kryeministrin në lidhje me temat që do të zhvillohen në dialog.
Përveç Këshillit të Ekspertëve, bazuar në kornizën për dialog, Qeveria pritet ta krijoj edhe forumin e partive politike, të cilëve Kryeministri do t’u raportojë pas çdo takimi me palën serbe, dhe krijimin e një Komision Parlamentar për Dialog që do ta mbikëqyr procesin, e që do të kryesohet nga opozita. /Alberta Hashani/
Burimi: top-channel.tv