Greqia hap sezonin/ Hapen aeroportet në Selanik dhe Athinë

0
Gjigandi

Sezoni turistik ka nisur në Greqi pas pandemisë së koronavirusit, ndërsa hotelet dhe plazhet po përpiqen të tërheqin vizitorë. Dy aeroportet kryesore të vendit në Athinë dhe Selanik, janë rihapur tashmë për të ardhur nga 29 shtete.

“Ne po përpiqemi të plotësojmë masat që qeveria ka vendosur. Nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë për ne dhe për ata që do të vijnë. Por duhet të ndjehemi të sigurt se do të mbetemi në shëndet të plotë, vizitorë dhe banorë vendas”.
Greqia ka rihapur kufijtë për shumicën e turistëve evropianë, por edhe për ata nga disa pjesë të tjera të botës, përfshirë Australinë, Japoninë dhe Zelandën e Re. Sidoqoftë, kushdo që vjen nga një rajon i goditur rëndë nga virusi, duhet ti nënshtrohet testeve të detyrueshme dhe të kalojë natën e parë në tokë greke në një hotel të paracaktuar. Kështu do të veprohet me turistë nga rajoni i Parisit, nga Madridi dhe rajoni i Lombardisë.
Për ata që i janë drejtuar plazheve të Korfuzit apo Kretës, një fluturim i brendshëm apo traget, do të jetë në rend të ditës. Lidhjet detare me Italinë dhe kufijtë tokësorë u rihapën të hënën. Në të gjithë vendin, turistët do të kenë tani akses në të gjithë margaritarët turistikë të Greqisë, përfshirë sajtet arkeologjike dhe muzetë. Por ndërsa kinematë e hapura, klubet e natës dhe tavernat janë hapur tashmë, e çadrat e diellit dhe shezllonët duhet të qëndrojnë në distancë nga njëra tjetra, ka edhe disa probleme. Buffetë janë jashtë menusë në hotele.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu