Greqi/ Dyshime se u vra pas sherrit për kokainën, zbulohen emrat e shqiptarëve të përfshirë

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Greqi ku një shqiptar 38-vjeçar dhunoi dhe vrau me armë zjarri një 47-vjeçar në zonën e Kalamatës, i njohur me nofkën ‘amerikani’.

Sipas mediave greke është zbuluar se 38-vjeçari i shpallur në kërkim quhet Izbi Çaushi, ndërsa 22-vjeçari që ndodhej me të gjatë vrasjes është identifikuar si Aleksandër Koto, shqiptar me pasaportë greke.

Nga detajet e zbuluara sot rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur një mosmarrëveshje në lidhje me kokainën, ndërsa 38-vjeçari mendohet se është arratisur nga një lokal ku ka marrë prej aty ushqime dhe veshje.

Megjithatë, nuk dihet nëse ai ende fshihet atje apo ka kërkuar një rrugë për të shpëtuar, ndoshta në Shqipëri.

Autorët e përfshirë në vrasjen e “Gus”, pasi kanë dalë nga automjeti tip Opel Corsa të errët, njëri prej tyre 22-vjeçari shqiptar me pasaportë greke, e kishte qëlluar viktimën me grusht.

RonaTyra

Për momentin nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vriste 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe më pas vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu