Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, Leonita Lekaj.
Bukuroshja shqiptare tashmë një personazh i njohur në fushën e shoëbizit, feston një tjetër përvjetor të lindjes dhe me këtë rast nuk mungoi një dedikim special nga Xhaka.
Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi në Instagram përmes të cilës ka zgjedhur fjalët më të bukura e më emocionale.
“Të dëshiroj lumturi që të vij çdo mëngjes tek ti, harmoni dhe po ashtu shëndet, je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë”, u shpreh ai.
“E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde, për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme, bashkë me dy engjëjt tonë të duam përgjithmonë”, ka thënë më tej ai.
Çifti janë të martuar që disa vite dhe jetojnë në Zvicër për shkak të angazhimeve e karrierës profesionale të futbollistit.
Ata kanë bashkë dy vajza.
/abc24.al/