Në kujtesë golin historik të Sokol Kushtës së Flamurtarit të Vlorës në ndeshjen kundër Partizanit në Beograd.
Kjo ndeshje është zhvilluar me 30 shtator të vitit 1987, e që pati përfunduar me rezultat 2:1 për vendësit.
Goli i Kushtës në minutën e 76-të tronditi Beogradin dhe shtangu komentatorin serb, duke kualifikuar vlonjatët për në turin tjetër të Kupës UEFA, pasi në Vlorë ndeshja kishte përfunduar me rezultat 2:0 për Flamurtarin.
Një gol për Partizanin e pati shënuar shqiptari i njohur nga Kosova, Fadil Vokrri. /reshat ibrahimi/.