Një 17-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës për plagosje të rëndë me dashje.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A. M., banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Burimi: top-channel.tv