Goditet grupi kriminal në Korçë, shkon në 16 numri i të arrestuarve

0
Goditet grupi kriminal në Korçë, shkon në 16 numri i të arrestuarve
Gjigandi

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e përmbylljes së fazës së gjashtë të një operacioni policor kundër kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike të nisur pesë muaj më parë në qarkun e Korçës.

Në një postim në rrjetet sociale, policia ka njoftuar se ka arrestuar 4 shtetas dhe ka sekuestruar 72 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

“Shkon në 16 numri i të ndaluarve dhe në 445.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje”, ka shtuar policia.

Si rezultat i operacionit policor u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. S., 35 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll; B. S., 38 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll; B. K., 26 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll; dhe I. C., 30 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll.

“Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Mercedes-Benz”, në afërsi të hyrjes së fshatit Miras, Devoll, me drejtues shtetasin K. S.”, ka sqaruar policia.

RonaTyra

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 pako, me peshë totale 69 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 35-vjeçarit, iu gjetën e sekuestruan edhe 3 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal, janë edhe shtetasit B. S; B. K. dhe I. C, ka thënë policia.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu