Gjykata merr vendimin/ Humb jetën në vendin e punës, kompania mohon që ta kishte punonjës, puntori në të zezë

0
Gjigandi

 

Gjykata e Kurbinit ka lënë të lirë inxhinierin e kompanisë “Eral Construction” ku vdiq Maksim Debrova, me argumentin se ai nuk kishte asnjë lidhje sepse 34-vjeçari nuk punonte aty.

Si ndodhi ngjarja?

Debrova, 34 vjeç, me origjinë nga Elbasani, babai i 3 fëmijëve, ishte marrë në punë nga një nënkontraktor që punonte për llogari të kompanisë “Eral Construction”, që po rikonstrukton pallatet në zonën e Kurbinit, në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti.

Pas aksidentit në punë, Policia arrestoi inxhinierin e kompanisë, 55-vjeçarin Mondi Turhani, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, por 48 orë më vonë ai u la i lirë me kërkese të prokurorit Arben Nika, i cili kërkoi në Gjykatë që 55-vjeçari të hetohet me masën e sigurisë detyrim paraqitje. Në lidhje me rastin kanë nisur hetimet edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

RonaTyra

Nga verifikimet e kryera në kantierin e ndërtimit ka rezultuar se punonjësi Maksim Debrova u aksidentua për vdekje në punë, për shkak të mungesës së rregullave të mbrojtjes në punë. Sipas ISHP, punëtori invalid punonte në të zezë dhe nuk ishte regjistruar në asnjë subjekt, ndërsa bëhet me dije se pas përfundimit të veprimeve do të veprohet konform ligjit ndaj punëdhënësit që e kishte punësuar në të zezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu