Gjykata Kushtetuese ka publikuar të martën vendimin e arsyetuar për mosshkarkimin e Ilir Metës.
Meta do të jetë president i Shqipërisë deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022.
Më 16 shkurt, me një njoftim të orëve të vona, Gjykata Kushtetuese zbuloi vendimin e saj për të mos shkarkuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Kushtetuesja në këtë mënyrë shfuqizoi votimin e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.
Sipas Kushtetueses, Kuvendi nuk ka kompetencë dhe legjitimitet të kryejë veprimtari hetimore parlamentare gjatë 4 muajve të fundit të mandatit të presidentit.