Problemet në importin e grurit, Kristuli: Kemi 40 mijë ton rezerva, s`rrezikohet furnizimi

0
Problemet në importin e grurit, Kristuli: Kemi 40 mijë ton rezerva, s`rrezikohet furnizimi
Gjigandi

Shqipëria nuk rrezikon ndërprerje në furnizimin me grurë dhe me miell pasi rezervat aktualisht janë 40 mijë tonë. Megjithatë tregtuesit thonë se edhe vendi ynë nuk bën përjashtim nga rritja e çmimeve si pasojë e kostove të shtuara nga karburanti dhe aplikimi I TVSH-së. Sa i përket heqjes së bllokadës nga Serbia, Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor (UTA) Theodhor Kristuli thotë se duhen parë çmimet me të cilat do të ofrohet produkti.

Tregtuesit e miellit qetësojnë edhe njëherë qytetarët duke njoftuar se kanë mbi 40 mijë ton rezerva ndërsa paralajmërojnë se pavarësisht se nuk rrezikohet ndërprerja e furnizimeve, problem do të jenë çmimet.

Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor (UTA), Theodhor Kristuli shprehet se  çmimi i lartë i energjisë elektrike, çmimi i naftës dhe TVSH-ja do të pasqyrohen në çmimin fundor tek konsumatori.

“Minimalisht duhet fiksuar TVSH-ja, sepse bursa mund të shkojë 3-fish, 5-fish. Do marrësh 5 herë ti më tepër”, t

hotë Kristuli.

RonaTyra

Kristuli nënvizon se është e nevojshme ndërhyrja e qeverisë me qëllim ruajtjen e rezervave dhe vijimësinë e furnizimit me grurë.

“Rezerva duhet të jetë rezervë. Unë duhet ta kem atë rezervë brenda, nuk duhet lënë deri në momentin që ajo të shitet komplet”,

shtoi ai.

Çmimi i bursës ka pësuar një ulje por kostoja e rritur e transportit është një tjetër problematikë.

“Nga 73 dollarë që ka qenë, është rritur 4 dollarë për ton. Transporti në Evropë është rritur me 2.75 të tjera”

, tha Kristuli.

Prandaj, tregtarët kanë parë të arsyeshme të përdorin grurin rezervë derisa të sigurohet një treg me çmime të arsyeshme.

Sa i përket paralajmërimit të Serbisë për të rinisur furnizimin me miell, tregtarët e miellit thonë se mbetet për tu parë nëse produkti do të ofrohet me të njëjtin çmim si më parë.

“Problemi është ishalla Serbia na i jep me çmimet pak a shumë që e kemi marrë gjithmonë”,

tha Kristuli.

Nëse çmimi i bursës dhe elementët e matjes së xhiros nuk do të ulen, Kristuli thotë se kjo mund të reflektohet në rritjen e mëtejshme çmimeve të produkteve të grurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu