I riu merr para me makinë policen e bashkisë, arrestohet

0
I riu merr para me makinë policen e bashkisë, arrestohet
Gjigandi

Policia e Kamzës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi përplasi me dashje një punonjese të Policisë Bashkiake.

Policia e ka kategorizuar këtë veprim si “goditje për shkak të detyrës” dhe i riu tashmë do të duhet të japë llogari para gjykatës për veprimin e kryer.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është konstatuar duke ecur kundravajtje në rrugë nga policja e bashkisë, e cila i ka kërkuar që të ndalojë.

Por, ndryshe nga urdhri i marrë, ai i ka dhënë gaz makinës duke e marrë para policen, gjë që i ka shkaktuar dëmtime në trup.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu