Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen e profesorit të Universitetit të Elbasanit Denis Himçi, i cili i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të notave.
Dosjen e pedagogut do ta marrë në dorë prokuroria e Krimeve të Rënda dhe do ta gjykojë Gjykata e Krimeve të Rënda.
Kujtojmë se Denis Himçi u bë një emër i njohur menjëherë sapo në emisionin investigativ stop dolën përgjimet video të tij, teksa ai i kërkon favore seksuale studentes në këmbim të disa notave kaluese në provime.
Aktualisht Himçi ndodhet në qeli nën masën e burgut pa afat.