Ashtu si shumë histori rreth COVID-19, ajo filloi me një kollë të thatë.
Ethet, humbja e shijes dhe dhimbja në gjoks pasuan diagnozën e Sanjay Bharath në fillim të marsit.
Bharath, i cili është një infermier në spitalin e Floridës së Jugut, thotë se e “kapi” virusin nga një pacient kur procesi i shqyrtimit të rasteve me COVID-19 për pranime ishte më pak i rreptë.
Atij iu tha të vendosej në karantinë dy ditë më vonë.
Në moshën 34 vjeç, Bharath nuk bën pjesë në një grupmoshën më të prekur nga virusi.
Por, siç thuhet në një shkrim të BBC,4 ditë pas këtij kontakti të parë, ai kishte pasur të kollitur të shoqëruar me gjak dhe ishte kontrolluar në spital.
Dy ditë më vonë, më 26 mars, ai u vendos në intubacion.
Bharath, i cili është një infermier spitali në Florida të Jugut, thotë se e “kapi” virusin nga një pacient
Dhe ky është vetëm një nga mijëra raste të reja në Florida, e cila ka shënuar mesatarisht afro 10,000 raste të reja në ditë për javën e fundit.
Vetëm më 12 korrik, shteti theu rekordin kombëtar duke raportuar 15.300 raste në një ditë të vetme.
Së bashku me Teksasin dhe Arizonën, është bërë shpejt një nga rajonet me “rritjet më të mëdha në vend”.
Si pasojë, Guvernatori DeSantis në qershor ndryshoi vendimin e tij për të lejuar rihapjen.
Por ai nuk ka pranuar të kërkojë që maskat të jenë të obligueshme në të gjithë vendin, megjithëse drejtuesit lokalë në qytete të mëdha si Miami e kanë bërë një gjë të tillë.
Burimi: top-channel.tv