GJIROKASTËR – Në datë 22.06.2020, rreth orës 11:15, njoftohemi se në një lokal në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. V., rreth 70 vjeç,.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi: top-channel.tv