Në ndeshjen ndaj Bolonjës të cilën e fitoi 1-0, Atalanta vuajti dëmtimin e tre lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Ilicic, Palmino dhe Gjimshiti dolën të dëmtuar nga fusha e lojës. Më serioze ishte gjendja e mbrojtësit shqiptar, i cili mendohej se do të qëndronte për pak kohë larg futbollit për shkak të këtij dëmtimi.
Gasperini ishte mjaft i shqetësuar për situatën e ndodhur tek ekipi i tij. Për sa i përket Gjimshitit, trajneri italian tha se duhej të pritej shkalla e dëmtimit dhe më pas të bëhej vlerësimi për kohën që do t’i duhej të kthehej përsëri në stërvitje. “Jemi disi të shqetësuar për gjendjen e Gjimshitit, por të presim shkallën e dëmtimit”,-u shpreh Gasperini. Trajneri italian nuk ka ngurruar të edhe të thur elozhe për lojtarin e përfaqësueses tonë. “Të presim e të shohim, por këta janë malësorë, e di që do ja dalë”.
Ashtu edhe ndodhi, teksa Palomino dhe Gjimshiti janë rikthyer në kohë rekord duke marrë pjesë menjëherë në listën e grumbullimet, teksa aktivizimi i tyre në fushën e lojës duket se do të jetë në ndeshjen e sotme ndaj Milanit, duke mos vendosur asgjë në rrezik sa i përket mbrëmjes së “Champions League” ndaj PSG, pasi ekzistonte një frikë e tillë për mbrojtësin shqiptar.